75 Mall Live Search
12:06 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / A. M.

Çitaku kritikon VV-në: Partia që ka fituar mbi 50% të votave po dështon të sigurojë shumicën në Kuvend

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar partinë në pushtet, e cila në mënyrë të vazhdueshme po dështon të sigurojë shumicën për mbajtjen e seancave të Kuvendit.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo është papërgjegjësi e skajshme.

Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme. Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show. Është vend pune. Është kontratë me qytetarin”, ka shkruar Çitaku.