75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Çitaku kujton familjen Jashari: Ata sakrifikuan veten që ne të jetojmë në liri

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka kujtuar familjen Jashari.

Ajo kujtoi gratë dhe burrat trima të familjes Jashari të cilat sakrifikuan veten që ne të jetojmë në liri, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Mishërimi i vërtetë i vetëmohimit dhe sakrificës:

Në këtë ditë çlirimi ne kujtojmë gratë dhe burrat trima të familjes Jashari që luftuan dhe vdiqën që ne të mund të jetojmë në liri!