75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Çitaku: Kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet UÇK do të mbetet lëvizja më e suksesshme

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj disa prej ish-figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çitaku tha se kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet UÇK do të mbetet lëvizja më e suksesshme.

“Përsëri, kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, do të mbetet lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne. #UÇK#Kosovo”.