20:16 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

Çitaku: Në Ministrinë e Jashtme ka “persekutim” të personelit, punëtorët po trajtohen pa dinjitet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për politikën e jashtme. Ajo tha se shërbimi i jashtëm i Kosovës është rrënuar tërësisht, derisa thotë se “ka pasur vend për përmirësime”.

Aty tash e disa muaj ka persekutim të personelit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe jo vetëm në atë ministri por edhe në institucione tjera. Ka burra e gra që shkojnë çdo ditë në zyrë, e bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë që dijnë. Shumica absolute e tyre nuk janë njerëz të korruptuar, nuk janë kriminelë as hajna, në mënyrën se si blloku qeverisës i tanishëm synon të portretizojë çdo gjë në Kosovë. Dhe të trajtohen në këtë mënyrë tërësisht pa dinjitet është e pafalshme”, tha ajo.Kur thotë “persekutim”, Çitaku tregon se e ka fjalën për “mungesë të trajtimit dinjitoz, profesional, gradime e zhgradime selektive”.

Mirëpo, Çitaku deklaron se nuk e mohon që këto emërime e gradime selektive kanë ndodhur edhe më herët.