Çitaku: Nëna ime priti katër orë për vaksinë, e tmerrshme me i pa kështu të moshuarit

Edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar për tollovinë e krijuar sot në Qendrën e Vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Çitaku tregoi se edhe nëna e saj ka pritur katër orë për t’u vaksinuar.
“E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë.
Sot rradhët qenkan edhe më të mëdha.
E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra.
Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit.