75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 15 Korrik 2025 / H F

Çitaku: PDK-ja nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur se Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe ambicia e Albulena Haxhiut.

Ajo u shpreh se PDK-ja nuk u ka ikur asnjëherë takimeve, për bashkëpunim, mirëpo vlerëson se ato mund të rezultojnë të kota, nëse kreu i VV-së nuk reflekton në qëndrimet e tij.

“PDK-ja asnjëherë nuk u ka ikur takimeve, gjithmonë ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe konstruktivitet. Por fatkeqësisht tashmë ka kaluar koha e fjalëve, është koha e veprimeve”.

“Ne mund të takohemi pafundësisht, mirëpo nëse Kurti diktatin dhe kryeneçësinë vazhdon ta shndërrojë në instrument politik, atëherë takimi është i kotë”.

“Ne nuk i kemi ikur asnjë lloj takimi. Është për keqardhje mënyra sesi po e trajtojnë kuvendin e Kosovës. LVV-ja nuk e ka ofruar asnjë zgjidhje, ajo ka ofruar nënshtrim dhe PDK-ja nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem”.