Çitaku për Kurtin: Tentoi të sundojë sepse nuk dinte të qeverisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Albin Kurti tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim.
Ajo ka thënë se Kurti ka tentuar të sundojë sepse nuk ka ditur të qeverisë.
Tutje, tha se koha e arrogancës po mbaron, teksa komentoi dështimin e Kurtit për formimin e qeverisë, të dielën.
“Tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim. Ka tentuar të sundojë, sepse nuk ka ditur të qeverisë. Për pesë vite me radhë, ka sulmuar gjykatat, prokurorinë, mediat, bizneset dhe sindikatat. Ka goditur këdo që nuk i është nënshtruar. Edhe sot, i njëjti diskurs: “Ejani e më votoni, sepse ashtu po them unë.” Por koha e arrogancës po mbaron. Demistifikimi i figurës së tij filloi ditën e parë që mori pushtetin. Tendencat totalitare u panë menjëherë. Sot, të zgjedhurit e popullit i treguan qartë se kjo mendësi nuk kalon”, ka shkruar Çitaku.

