75 Mall Live Search
17:50 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / LB

Çitaku pret në takim kryesinë e degës së PDK-së në Zvicër

Sekretarja e përgjithëshme e Partisë Demokratike të Kosovës zonja Vlora Çitaku në Selinë e PDK-së, priti në takim Kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka me një pjesë  të Kryesisë së Degës .

“Në këtë takim u zhvillua një bashkëbisedim: rrethë aktiviteteve dhe angazhimeve të PDK-së në Zvicër, rolit të mërgatës, angazhimit dhe kontributit të tyre në proceset e zhvillimit të vendit tonë.

Pjesë e këtijë takimi ishte edhe biseda rreth zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, për koordinim të punës, sqarimet rrethë mënyrës së votimet, dhe obligimet që kemi ndaj vendit”, thuhet në njoftim.