75 Mall Live Search
11:45 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Çitaku: Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, është koha për reflektim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit për herë të 21-të të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tha se kjo situatë është e papranueshme për qytetarët e vendit.

Ajo tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, duke kërkuar reflektim nga partitë politike, raporton IndeksOnline.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, qytetarët kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja të cilat do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tanë”, ka thënë para gazetarëve Çitaku.

Ajo ka bërë thirrje për reflektim.

“Bej apel që të reflektojnë, që të ecim tutje”, tha Çitaku. /IndeksOnline/