75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 01 Prill 2021 / AR

Çitaku: S’është turp me të mundë Spanja në shtëpi të vet, topi është i rrumbullakët

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmshme Kosovë-Spanjë, e cila përfundoi me rezultat 3:1 në favor të Spanjës, shkruan Indeksonline.

Çitaku tha se nuk është turp me të mundë Spanja në shtëpi të vet, pasi që topi i rrumbullakët është.

Ajo tutje u shpreh se kombëtarja jonë e futbollit nuk e ka për detyrë t’i përmbushë deficitet politike e diplomatike të vendit tonë.

Postimi i plotë:

Të jemi të qartë sonte,

Kombëtarja jonë e futbollit nuk e ka për detyrë t’i përmbushë deficitet politike e diplomatike të vendit tonë.

Nuk është turp me të mundë Spanja në shtëpi të vet. Topi i rrumbullakët është.

Ama, mendësinë humbëse duhet ta refuzojmë.

Në këtë ligë nuk shkohet me humbë. I fundit që duhet ta thotë një gjë të tillë është trajneri i ekipit. Paramendojeni, po të njejtin ekip kemi me e pritë pas ca muajsh në Kosovë. E çka tash?! Me u dorëzu para lojës a?!

Lojtarët i kemi tepër të mirë. Tash, kadal dale po mësohemi me e ba edhe lojën.

Me Kosovën ❤️??❤️