Çitaku takohet me Gent Cakajn: Përqafimi që më duhej sot, faliminderit për atë që bën

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, siç duket gjatë ditës së djeshme është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të një fotografie, Çitaku duket e lumtur që u realizua ky takim.
Ajo tha ka falënderuar Cakajn për gjithçka që po bën.
“Përqafimi që më duhej sot! Faliminderit Gent Cakaj që gjithçka që po bën”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Gent Cakaj kohvë të fundit ka dhënë një kontribut të madh për bashkimin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai ka bashkuar partitë shqiptare për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi./IndeksOnline/