75 Mall Live Search
19:33 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Çitaku: Të gjitha arritjet Estonia i realizoi duke pasur fqinjë të parë, një shtet armiqësor si Rusia

Ambasadorja e Kosovës në ShBA-së, Vlora Çitaku  ka takuar Ambasadorin e Estonisë në Amerikë dhe bashkëshorten e tij.

Me këtë rast, Çitaku ka theksuar se gjithmonë i ka parë me admirim vendet baltike dhe Estoninë posaçërisht, që për një kohë rekord ky vend Baltik, ka arritur të shndërrohet në kamion të digjitalizimit.

Duke numëruar sukseset e Estonisë, Çitaku tha se të gjitha këto janë arritur duke pasur fqinjë të parë një shtet fqinjë të parë një shtet armiqësor si Rusia, transmeton Indeksonline.

Ajo nuk la pa cekur se të përbashkët me Ambasadorin e Estonisë dhe familjen e tij kishin edhe pasionin për ‘Game of Thrones, House Stark, King in the North dhe Jon Snow’.

Postimi i plotë:

E diele e ngrohtë me Ambasadorin e Estonisë në SHBA dhe bashkëshorten e tij. 
Gjithmonë i kam parë me admirim vendet baltike dhe Estoninë posaçërisht. 
Për një kohë rekord, ky vend Baltik, ka arritur të shndërrohet në kampion të digjitalizimit. Ka transformuar rrënjësisht ekonominë, është anëtarësuar në BE dhe NATO. Të gjitha këto, duke pasur fqinjë të parë një shtet armiqësor si Rusia. 
Për më tepër, bashkë me Ambasadorin dhe familjen e tij ndanim pasionin e njejtë për #GameOfThrones ? #HouseStark #KingInTheNorth #JonSnow