75 Mall Live Search
22:59 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Çitaku tregon se në cilën kohë qyteti i Prizrenit është më i bukur

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku është shumë aktive në rrjetet sociale.

Por ajo nuk poston fotografi personale të saja, transmeton Indeksonline.

Çitaku në profilet e saj zyrtare poston fotografi me pamje të Kosovës, duke treguar se shteti i saj është vend i bukur.

Sonte ajo ka postuar një fotografi të mahnitshme të qyteti të Prizrenit gjatë kohës kur është festivali i madh i filmit ‘Doku Fest’.

“Prizreni është absolutisht i mahnitshëm, sidomos gjatë DokuFestit.”, kishte shkruar ambasadorja e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme publikoi dy fotografi nga Kosova duke shkruar:” Kjo nuk është pjesë nga ‘Game Of Thrones’ por është Kosova”./Indeksonline/