Çitaku uron Osmanin: Moment historik emërimi i 5 grave të mahnitshme si ministre

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka uruar Vjosa Osmanin për postin e ri të saj në krye të Kuvendit të Kosovës.
Çitaku gjithashtu e cilësoi si moment historik faktin se në krye të pesë ministrive janë pesë gra të mahnitshme, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Postimi i plotë:
Parlamenti i Kosovës sapo zgjodhi kryetaren e re, Vjosa Osmani.
Vjosa është gruaja e parë që shërben si Kryetare e organit më të lartë legjislativ në Kosovë.
Është një moment historik emërimi i 5 grave të mahnitshme si ministre.