75 Mall Live Search
23:23 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / AR

Çitaku uron Vetëvendosjen: Mos udhëhiqni me arrogancë

Amasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka uruar Vetëvendosjen për fitoren e këtyre zgjedhjeve, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se suksesi i tyre në qeverisje është sukses për Kosovën.

Po ashtu ambasadorja apeloi te VV që të mos udhëheqin me arrogancë.

Postimi i plotë:

Kosova shembullore sërish!

Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.

Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udhëhiqni me arrogancë.

Kemi me ju mbajtë për fjale.

Bravo PDK-së e cila ndonse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë.