75 Mall Live Search
16:57 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

City bën hap të madh në luftën për titull, rimerr kreun

Manchester City ka bërë një hap të madh në luftën për titull.

Skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur Crystal Palace me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 34-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Rahem Sterling në minutën e 15-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Ylli anglez realizoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 63-të.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Milivojevic në minutën e 81-të pas një gjuajtje të bukur nga ndërprerja.

Goditjen vendimtare e bëri Gabriel Jesus në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, City mban kreun me 83 pikë, një më shumë se Liverpooli të cilët nga ora 17:30 luajnë kundër Chelseas. /IndeksOnline/