75 Mall Live Search
13:54 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / L A

City del me njoftim për lëndimin e Marmoush, mungon në derbin e madh

Një lajm i keq për Manchester Cityn para derbit të Manchesterit.

Sulmuesi egjiptian, Omar Marmoush ka pësuar një lëndim të rëndë në grumbullim me Egjiptin, në ndeshjen ndaj Burkina Fasos.

Ai do të humbas edhe derbin e qytetit ndaj Manchester Unitedit, që do të zhvillohet këtë të dielë duke e penalizuar sado pak skuadrën e Pep Guardiolës.

Kujtojmë se derbi i Manchester, zhvillohet të dielën në orën 17:30, në stadiumin “Etihad”./IndeksOnline/