75 Mall Live Search
22:56 / E Martë, 01 Tetor 2024 / MSH

City demolon Bratislavën

Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj Slovan Bratislavës.

Kampionët anglezë shënuan katër gola ndaj kampionëve sllovakë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Serinë e golave e hapi Gundogan në minutën e 8-të, për të vijuar me Foden që shënoi në minutën e 15-të.

0:2 ishte rezultati i pjesës së parë, me rikthim të Cityt që zbarkoi në fushë i etur për më shumë gola.

13 minuta pasi nisi pjesa e dytë, shënoi Haaland, ndërkaq fitoren e lavdishme e vulosi McAtee në minutën e 74-të.

Ndeshjen e radhës, City e luan ndaj Sparta Pragës, ndërkaq Slovan Bratislava ndaj Gironës./IndeksOnline/