City dhe United rival edhe në transferime, kërkojnë mbrojtësin e Fiorentinës
Manchester City dhe Manchester United përveç që janë rival në Premier Ligë dhe në qytet, ato tashmë e kanë vendosur rivalitetin edhe në transferime.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, gjigantët e Premier Ligës janë në garë për të transferuar mbrojtësin serb të Fiorentinës, Nikola Milenkovic.
Për serbin i interesuar ishte edhe ekipi spanjoll, Atletico Madrid, transmeton Indeksonline.
Milenkovic u bë pjesë e ekipit italian në vitin 2017-të por performancat e mira të tij kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian.
Mbrojtësi po ashtu ishte pjesë e Serbisë në kuadër të Kupës së Botës./Indeksonline/