City e “blindon” yllin e skuadrës, i zgjat kontratën
Bernardo Silva ka shtuar edhe tre vite në kontartën e tij me Manchester Cityn.
Mesfushori portugez, i cili ka nënshkruar nga Monaco në vitin 2017 për 50 milionë euro, është bërë një nga futbollistët kyç të Pep Guardiolës.
Bernardo ka luajtur një rol të rëndësishëm për Cityn këtë sezon, veçanërisht kur ishte i lënduar Kevin De Bruyne.
Ai ka bërë tashmë 40 paraqitje për udhëheqësit e Premier League këtë sezon, duke treguar shkathtësinë e tij duke luajtur ose nga krahu i djathtë ose në qendër të mesfushës.
24-vjeçari ka regjistruar nëntë gola dhe nëntë asistime për Manchester Cityn. /IndeksOnline/
