City e kryen me “gjysmën” e Madridit, në gjysëmfinale ndaj Realit

Loja agresive nuk i mjaftoi Atletico Madridit për ta siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League ndaj Manchester Cityt.
Ndeshja përfundoi me rezultat “të bardhë”, 0-0, por brenda afro 100 minutave u pa pak nga loja e bukur e fair play nga ana e vendasve.
Ishte fundi i ndeshjes ai që prodhoi jo pak dramë, me Felipen që mori karton të kuq për gjeste jo sportive në fushën e blertë.
Në anën tjetër, Citizens, pas këtij rezultati kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshet me Real Madridin.