75 Mall Live Search
16:22 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

City e kryen më së miri detyrën në ndjekje të Liverpoolit

Manchester City po vazhdon të ndjek nga mbrapa Liverpoolin.

Skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur Hudersfieldin me rezultat 0-3 në ndeshjen  e xhiros së 23-të Premierligës.

City kaloi në epërsi në minutën e 18-të me golin e Danillos, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Sterling në minutën e 54-të të ndeshjes.

Dy minuta më vonë, Sane shënoi golin e tretë për të vulosur fitoren.

Me këtë fitore, Manchester City është në vendin e dytë me 56 pikë, katër më pak se Liverpooli. /IndeksOnline/