75 Mall Live Search
18:21 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / BA

City e largon edhe Gundoganin, shkon te kjo skuadër e madhe

Galatasaray ka arritur marrëveshje me Manchester City për transferimin e mesfushorit gjerman Ilkay Gundogan!

Sipas raportimeve, marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur dhe Galatasaray ka rezervuar kontrollin mjekësor, në rast se Gundogan pranon ofertën, shkruan IndeksOnline.

Kontrata parashikohet të zgjasë deri në qershor të vitit 2027, dhe tashmë gjithçka mbetet në dorën e futbollistit gjerman.

Fansat e Galatasaray janë të entuziazmuar teksa shohin Gundogan me fanellën kuq e verdhë, duke pritur zyrtarizimin e madh.