75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / L A

City e mbyll me fitore vitin 2025, mposht Nottingham Forestin

Manchester City ka arritur të fitojë ndeshjen e tyre të fundit për vitin 2025.

Ata mposhtën Nottingham Forestin, në “City Ground” me rezultat 1-2 duke e mbyllur vitin në mënyrë perfekte.

Golat për Cityn, i realizon Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki, ndërsa të vetmin për Forestin e realizoi Omari Hutchinson.

Me këtë fitore City, momentalisht është në krye të tabelës me 40 pikë, ndërsa Nottinghami në të 17-tën me 18 pikë./IndeksOnline/