City e “përshëndet” Liverpoolin me këngën “po t’shoh përmas”
Liverpooli edhe zyrtarisht ka dorëzuar pozitën e parë të Premierligës.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka barazuar pa gola në derbine e “Merseyside” kundër Evertonit.
Reds lëshuan pikë shumë të rëndësishme dhe tashmë duhet të ndjekin nga pas Manchester Cityn, shkruan Indeksonline.
Pas xhiros së 29-të, Manchester City është në pozitën e parë me 71 pikë, një më shumë se Liverpooli.
Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund lufta për titull bëhet shumë e vështirë për Klopp. /IndeksOnline/