75 Mall Live Search
16:11 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

City e shet talentin 13 milionë euro, pa e futur kurrë në asnjë ndeshje!

Manchester City e ka zyrtarizuar shitjen e talentit 18 vjeçar, Rabbi Mattondo te Schalke.

Sulmuesi i krahut është shitur për 13 milionë euro, ani pse nuk e ka patur asnjë paraqitje me skuadrën angleze.

18-vjeçari është bashkuar për një tarifë prej 10 milion funtesh duke nënshkruar kontratë 4 vjeçare.

Mattondo është bërë anglezi i radhës i talentuar që ka kaluar në Bundesliga, pas Jadon Sancho e Reiss Nelson./Indeksonline/