75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / C E

City e shkatërron Watfordin, blindon pozitën e parë në tabelë

Kampioni anglez Manchester City i është rikthyer fitores në Premier Ligë, ku e ka mposhtur sot në shtëpi skuadrën e Watfordit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka shkatërruar Watfordin, duke e mposhtur me rezultat 5:1.

Protagonistët e fitores së sotme ishin Gabriel Jesus me plot katër gola të shënuar dhe mesfushori Rodri, kurse golin e vetëm për Watfordin e shënoi Kamara në minutën e 28’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, City tani blindon pozitën e parë në tabelë me gjithsej 80 pikë të arkëtuara, katër sosh më shumë se vendi i dytë Liverpooli, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Watfordi është duke shkuar drejt rënies nga liga, ku pas humbjes së sotme zë vendin e 19 në tabelë me vetëm 22 pikë të arkëtuara.

Rezultati i ndeshjes së sotme është 5:1 në favor të Manchester Cityt.