16:59 / E Diele, 27 Gusht 2023 / C E

City fillon shkëputjen, merr kreun e vetme

Manchester City ka vazhduar me fitore.

Skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur në udhëtim Sheffield United me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së tretë të Premierligës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola derisa Haaland humbi një penallti në minutën e 37-të, shkruan Indeksonline.

Ishte pikërisht norvegjezi që kaloi Cityn në epërsi në minutën e 63-të të ndeshjes.

Në minutën e 85-të Bogle barazoi rezultatin por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë.

Tre minuta më vonë u shfaq Rodri i cili shënoi golin e fitores.

Manchester City vazhdon me seri pozitive, ku është e vetme në vendin e parë me 9 pikë. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore