City fiton derbin me United dhe tregon fuqinë në luftën për titull

Manchester City ka bërë një tjetër hap të madh në luftën për titull në Angli pasi ka triumfuar ndaj Manchester United në dërbin lokal të zhvilluar të dielën me rezultat 4-1.
Skuadra e Pep Guardiolas e nisi fuqishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë me golin e Kevin De Bruyne.
“Djajtë e Kuq” reaguan shpejtë dhe rikthyen baraspeshën me golin e Jadon Sanchoz në minutën e 22-të, por vetëm gjashtë minuta më vonë, një pakujdesi në mbrojtjen e mysafirëve u shfrytëzua shumë mirë nga De Bruyne që realizoi për 2-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve.
Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e ashpër dhe me shumë raste shënimi nga të dy skuadrat, por City e thelloi epërsinë fillimisht në 3-1 në minutën e 68’ kur realizoi algjeriani Ryad Mahrez që po ashtu shënoi edhe në minutat shtesë për 4-1
Me këtë fitore, City konfirmohet si rival i fortë për titullin kampion në Premier Ligë. Ata tani kanë 69 pikë në vendin e parë, gjashtë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.