23:10 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / AR

City fiton me zor, por blindon kreun e Premierligës

Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Brentford, takim që doli të jetë më i vështirë se sa pritej.

Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi me rezultat minimal 0 – 1.

Golin e vetëm që i solli fitoren skuadrës së Cityt, e realizoi talenti Phil Foden në minutën e 16-të pas një asistimi të Kevin de Bruyne.

Në përgjithësi, Man City dominoi në çdo aspekt, por thjesht që nuk arrinin t’i konkretizonin rastet.

Në fakt, Man City arriti të realizoi edhe në fund përmes Aymeric Laporte, që shënoi me kokë, por pas rishikimit të VAR-it doli që ishte në pozitë jashtë loje, andaj goli u anulua.

Pas kësaj fitore, Man City ‘blindon’ kreun me 50 pikë, tetë më shumë se Chelsea që renditët e dyta, derisa Brentford mban pozitën e 14-të me 20 sosh.