75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

City fiton për dy centimetër, por mjaftueshëm për të qenë i pari

Manchester City ka mposhtur Burnley me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës.

Golin e vetëm për Cityn e shënoi Sergio Aguero në minutën e 63-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Topi nga gjuajtja e Agueros ka kaluar vetëm 29milimetra vijën, por mjaftueshëm për tu pranuar.

Me këtë fitore, City merr kreun e tabelës me 92 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Lufta për titull mes dy skuadrave do të përfundoj vetëm në xhiron e fundit. /IndeksOnline/