75 Mall Live Search
19:57 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

City fiton tripletën angleze, shkatërron Watfordin në finalen e FA Cup

Manchester City ka triumfuar në finalen e FA Cup duke mposhtur me rezultat të thellë 6-0 Watfordin.

Kështu City bëhet skuadra e parë angleze që ka fituar tripletën vendase me titujt e Premier League, Carabao dhe FA Cup.

Pep Guardiola nuk ka rrezikuar në mbrojtje, por në sulm ka bërë rotacion nga ndeshja e fundit dhe ishte Gabriel Jesus që e nisi nga minuta e parë në vend të Aguero=s.

Braziliani është përdorur kryesisht në FA Cup dhe Guardiola i ka besuar edhe në finale.

Watford e nisi shumë mirë ndeshje, por City ia prehu krahët në minutën e 26’ me golin e David Silva-s.

Pak minuta më pas Sterling i ka vjedhur golin Jesusit duke dyfishuar rezultatin. Pas pushimit, Kevin De Bruyne ka trefishuar rezultatin përpara se Jesus të shënonte golin e merituar.

Dy golat e fundit të takimit i ka shënuar Raheem Sterling nga shumë pranë portës duke turpëruar akoma më shumë londinezët e Watford. /IndeksOnline/