City i afrohet Arsenalit, e mposht Newcastlen
Manchester City ka fituar ndeshjen e radhës në Premierligë.
Ata mposhtën Newcastle United, me rezultat 2-1, me ndeshjen që u zhvillua në “Etihad”.
Fitorja në këtë ndeshje, e afron për 2 pikë me Arsenalin në garën për titull.
Golat për Cityn i realizoi O’Reilly, ndërsa për Newcastlen shënoi Hall.
City, mbetet e 2-ta me 56 pikë, 2 më pak se lideri Arsenali, me 58 pikë./IndeksOnline/

