City i bën konkurrencë Liverpoolit, hyn në garë për Guehin
Marc Guehi është bërë objektivi i kryesor në mbrojtje për Manchester Cityn.
Sipas mediave angleze, City dëshiron të transferojë kapitenin e Crystal Palaces që këtë muaj duke mos pritur deri në skadimin e kontratës.
FC Bayern dhe Liverpool janë ende të interesuar, por situata aktuale e Cityt mund të jetë vendimtare.
Guehi, numëron 31 paraqitje me Crystal Palacen këtë sezon ku shënoi 3 gola dhe 4 asiste./IndeksOnline/

