75 Mall Live Search
20:23 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

City i fuqishëm mposhtë Chelsean e Lampardit

Një lojë mjaftë dramatike në mes Man City dhe Chelsea dhe me shumë aksione dhe presion nga të dyja skuadrat, që përfundoi me rezultat 2-1 për vendasit.

Ishte Chelsea ata që shënuan golin e parë në këtë ndeshje me golin e Kantes mirëpo ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për Chelsea-n që të dilte nga kjo ndeshje me pikë.

Kjo pasi që City arriti të shënoj dy herë të tjera, golin e barazimit e shënoi De Bruyne kurse golin e epërsisë për Man Cityn e shënoi Mahrez në minutën e 37’.

Kështu me tri golat e shënuara në pjesën e parë përfundoi derbi anglez, e që për Cityn ishte një fitore e madhe pasi që rënditet para Chelsea-it duke e marrë kështu pozitën e tretë kurse Chelsea ka rënë në pozitën e katërt me 26 pikë./Indeksonline/.