22:50 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

City i Guardiolas fiton lehtë ndaj Monchengladbach

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Monchengladbach.

Klubi nga Premierliga fitoi me rezultat 2 me 0, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë, ekipi Pep Guaridolas e shënoi gjatë pjesës së parë me anë të mesfushorit, Bernardo Silva.

Në pjesën e dytë, City vazhdoi me lojë të bukur dhe me raste shënimi, kurse goli i dytë dhe i fundit në këtë përballje u shënua në minutën e 65’të me anë të sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus.

Ndeshja e dytë mes Cityt dhe Borussia Monchengladbach luhet në ‘Etihad’ më 16 mars./IndeksOnline/