75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 19 Janar 2025 / G T

City i Guardiolës bëhet i frikshëm, shënon fitore të “çmendur” ndaj Ipswich Town

Skuadra e Manchester City ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Ipswich Town në javën e 22-të në Premier League.

Golat për skuadrën e Pep Guardiolas, i shënuan: Foden (2), Kovacic, Doku, Haaland dhe McAtee, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e katërt në tabelë.

Në këtë ndeshje nuk luajti portieri i Kosovës, Aro Muric. Ai ishte në bankë rezervë.

Kujtojmë që ndeshjen e ardhshme, Manchester City e zhvillon ndaj Chelseat./Indeksonline/