City i kthehet fitores, vazhdon rrugën drejt titullit

Skuadra e Manchester Cityt është rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj rivalit lokal, Manchester Unitedit xhiron e kaluar.
Ekipi i Pep Guardiolas arriti fitore të thellë 5 më 2 ndaj Southampton, shkruan IndeksOnline.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e citizën i shënuan: Kevin De Bruyne (2 gola), Mahrez (dy gola) dhe Gundogan.
Dy golat për mysafirët, i shënuan: Ward-Proëse dhe Adams.
Me këtë fitore City tregon se është favoriti kryesor për ta fituar titullin e Premierligës. Të kaltërtit kanë grumbulluar 68 pikë, 14 pikë para vendit të dytë, Manchester United (54)./IndeksOnline/