15:26 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

City i kthehet fitoreve dhe garës së fuqishme me Liverpoolin

Manchester City i është rikthyer fitoreve. ‘Qytetarët’ mposhtën me rezultat 3:1 ekipin e Everton.

Sulmuesi Gabriel Jesus në minutën e 22-të e kaloj në epërsi ekipin e Pep Guardiolas, pas një asistimi të Leroy Sane. Me rezultat 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 50-të, përsëri në skenë doli Jesus duke thelluar epërsinë në 2:0 Përsëri asistues ishte Sane.

Në minutën e 65-të, Everton arriti të ngushtoj epërsin më anë të Clavert-Lewin, duke hapur përsëri ndeshjen.

Por nuk zgjati shumë pasi që Sterling me të inkuadruar shënoi golin e tretë të Manchester Cityt.

Me këtë fitore Manchester City përsëri pozicionohet në pozitën e parë me 44 pikë , dy më shumë se Liverpool por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Kurse Everton me këtë humbje mbetet në pozitën e shtatë me 24 pikë./Indeksonline/