City me Interin bëjnë hapin e madh drejt gjysmëfinales së Champions League

Manchester City dhe Inter kanë bërë hapa të mëdhenj në drejtim të gjysmëfinales së Champions League. Kanë fituar në ndeshjet e para të zhvilluara të martën. Dhe atë ndaj kundërshtarëve shumë serioz.
Anglezët kanë mposhtur gjermanët e Bayern Munich, ndërsa italianët kanë fituar kundër portugezëve të Benficas.
Në “Etihad Stadium” ndeshja është mbyllur 3-0 në favor të vendasve.
Rodri (27′), Silva (70′) dhe Haaland (77′) kanë fundosur Bayernin.
Ndërsa italianët ia kanë dalë të shënojnë dy herë në “Estadio da Luz” dhe ta ruajnë portën të paprekur. Barella (51′) dhe Lukaku nga penallti (82′) i kanë dhënë fitoren Interit.
Nesër zhvillohen dy ndeshjet e tjera çerekfinale: Real madrid pret Chelsean dhe Milani ndeshet me Napolin.