City ndjen aromën e trofeut, shënon Haaland

Manchester City është një hap larg ngritjes së trofeut të këtij sezoni në Premier League.
“Citizens” janë musafirë të Tottenham Hotspur, në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, dhe tashmë kanë kaluar në epërsi.
Ishte Erling Haaland ai që tundi rrjetën në minutin e 51-të, raporton Indeksonline.
Me këtë fitore, City do të marrë kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Arsenali, teksa në fundjavë është “vallëzimi i fundit” për këtë sezon të Ligës Angleze./Indeksonline/