75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

City në ankth, Sterling ka këtë kusht për të rinovuar kontratën

Sterling ka edhe 18 muaj kontratë të vlefshme me ‘Citizens’, dhe akoma nuk ka vënë firmën e tij për rinovimin e kësaj kontrate.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, lojtari nuk do të rinovojë kontratën, nëse Pep Guardiola nuk arrin marrëveshje afatgjate me klubin.

Nën urdhrat e Guardiola, Sterling është kthyer në një prej lojtarëve më të rrezikshëm në fazën ofensive.

Nëse Pep Guardiola largohet nga Manchester City, atëherë 24 vjeçari do ta ndjek atë dhe të largohet nga ‘Etihad Stadium’.