City nuk bën më gabime, mposht bindshëm dhe bukur Burnleyn
Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Burnley në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premierligës.
Kampionët në fuqi mposhtën skuadrën vendase me rezultat 1-4, shkruan indeksonline.
Dy golat e parë për Cityn i shënoi sulmuesi i talentuar brazilian, Gabriel Jesus në minutën 24 dhe 50.
Golin e tretë e realizoi Rodrygo me një gjuajtje shumë të bukur, derisa të katërtin e realizoi Mahrez.
Golin e vetëm për Burnleyn e shënoi Brady dy minuta para fundit.
Me këtë fitore, Manchester City grumbullon 32 pikë, tetë më pak se Liverpooli që nesër luan derbin lokal kundër Everton. /IndeksOnline/