75 Mall Live Search
17:55 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / C E

City nuk gabon, rikthehet te fitorja

Manchester City i është rikthyer fitoreve në Premierligës.

Pas humbjes nga Liverpooli, skuadra e Guardiolës ka mposhtur Brightonin me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 13-të.

Haaland shënoi dy gola në pjesën e parë. Norvegjezi realizoi një gol në minutën e 22-të ku e kaloi edhe portierin derisa në minutën e 43-të realizoi nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Brighton ngushtoi rezultatin me anë të Trossard në minutën e 53-të.

Golin e tretë për Cityn e shënoi De Bruyne në minutën e 75-të.

Në ndeshjen tjetër, Evertoni ka fituar ndaj Crystal Palace me rezultat 3-0.

Me këtë fitore, City mbetet në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se Arsenali por që ka një ndeshje për të zhvilluar. /IndeksOnline/