City përmbys gjithçka brenda pjesës së parë
Leicester e nisi mirë duke kaluar në epërsi me anë të Vardyt në minutën e 22-të, por Manchester City si duket mblodhi forcat dhe përmirësoi gabimin.
Mahrez në minutën e 30-të dhe Gundogan në të 43-tën nga penalltia i dhanë epërsinë vendasve.
Për të dyja ekipet, fitorja në këtë takim është esenciale nëse duan ta rivalizojnë ende Liverpoolin për titullin e kampionit në Premierligë./Indeksonline/