City s’e ka problem fare Chelsean, e mposht me lehtësi në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore ndaj Chelseat në javën e 23-të në Premier League me shifrat 3:1.
Ishte skuadra mysafire që shënuan të parët me anë të Noni Madueke në minutën e tretë, shkruan Indeksonline
Por, ekipi i Guardiolas reagoi menjëherë dhe barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë me anë të mbrojtësit, Gvardiol.
Në pjesën e dytë, City ishte më kërkues dhe arriti të shënonte dy gola.
Fillimisht Erling Haaland shënoi për 2:1 në minutën e 68’të dhe më pas Phil Foden për 3:1 në minutën e 87’të.
Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 41 pikëve në pozitën e katërt, kurse Chelsea bie në pozitën e gjashtë me 40 pikë./Indeksonline/
FODEN GOALL HAALAND WHAT AN ASSIST 3-1 CITY WE ARE SO BACK !!!! pic.twitter.com/Y96SMOzrFD
— ⚡️🇧🇼 (@Priceless_MCI) January 25, 2025