75 Mall Live Search
21:58 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / MSH

City shkon në pushim të pjesës së parë me epersi ndaj Copenhagen

Manchester City shkoi në pushim të pjesës së parë të ndeshjes së sotme në epërsi.

Ndeshja që po luhet në kuadër të 1/16 të Champions League në “Parken” ka vënë përballë “Citizens” me Copenhagen, raporton Indeksonline.

Ndeshjen e hapi De Bruyne me gol në minutën e 10-të, për t’u barazuar rezultati nga Magnus Mattsson, në minutën e 34-të.

Megjithatë, kampionët shkuan të qetë në zhveshtore, pasi Bernardo Sivla kaloi ekipin në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë./Indeksonline/