75 Mall Live Search
11:47 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

City siguron shërbimet e talentit argjentinas, zyrtarizimi së shpejti

Talenti argjentinas, Claudio Echeverri do të transferohet te Manchester City.

Raportohet se 18-vjeçari ka kryer edhe testet mjekësore. Kështu ka bërë të ditur ish-agjenti i futbollistit të River Plates, Enzo Mentepaeone, shkruan IndeksOnline.

“Operacioni ka përfunduar 99%, mungojnë detaje të vogla. Tashmë janë bërë testet mjekësor dhe zyrtarizimi do të bëhet në ditët në vijim.” tha ai.

Enzo zbuloi edhe jushtin që kishte Echeverri për tu transferuar te Manchester City.

“Claudio donte të luante në Copa Libertadores me Riverin dhe nëse City nuk e pranonte këtë, operacioni nuk do të kryhej.” tha Menrepaeone./IndeksOnline/