75 Mall Live Search
23:14 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / MSH

City triumfon bindshëm, Reali nuk ia shuan dot shpresat Leipzigut

Sonte ishte nata e Champions!

Teksa në Kopenhagë kampioni aktual i Ligës, Manchester City u prit nga Copenhagen, në “Red Bull Arena” Leipzigu i bëri ballë mirë Real Madridit.

“Citizens” fituan me rezultat të thellë 1-3, duke ia vështirësuar triumfin Copenhages në ndeshjen e kthimit.

Ndërkaq, “Madrilenët” e patën më të vështirë terrenin e Leipzigut, duke fituar me epersi minimale, raporton Indeksonline.

Kthehemi te ndeshja në Danimarkë.

City kaloi në epërsi në minutën e 10-të me Kevin de Bruyne, për të pësuar vetëm 24 minuta më vonë nga Magnus Mattsson.

Ndeshja shkoi në pushim të pjesës së parë me epërsi të Bernardo Silvas në minutën e 45-të.

Me gjithë presionin për të rikthyer përsëri rezultatin sado pak në favor të saj, Copenhagen dështoi të arrijë përsëri te porta e blinduar e Ederson.

Fitorja u vulos në minutat shtesë me një gol të Phil Foden.

Rezultati përfundimtar: Copenhagen 1 – 3 Manchester City.

Në anën tjetër, Real Madridi “vuajti” në Leipzig.

Madrilenët nuk e patën aspak lehtë, duke pësuar gol nga Benjamin Sesko që në minutat e hershme të lojës.

Megjithatë, goli u anulua nga sistemi VAR.

Pavarësisht sulmeve të avansuara dhe insistimit nga ana e të dy ekipeve, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Rezultati ndryshoi vetëm tre minuta pas vërshëllimes së referit për fillimin e 45 minutëshit të dytë.

Brahim Diaz tundi rrjeten për “Madrilenët”, duke shënuar kështu golin e vetëm në këtë ndeshje.

Leipzigu krijoi disa raste të mira dhe ishte dy herë pranë golit që nuk e gjeti dot këtë ndeshje.

Rezultati përfundimtar: RB Leipzig 0 – 1 Real Madrid./Indeksonline/