75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 04 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

City vazhdon të ndjekë hap pas hapi Arsenalin

Manchester City ka shënuar fitore të pastër ndaj Newcastle United, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 26-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Phil Foden, në minutën e 15’, me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, City realizon edhe një herë në minutën e 67’, me anë të Bernardo Silvas.

Qytetarët pas fitores renditen në vendin e dytë me 58 pikë të grumbulluara, me vetëm dy pikë larg Arsenalit, që është në vend të parë me 60 sosh, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.